AKTUALITET, 23 Mars 2018, 14:11

Armina Mevlani dedikim emocionues për Shkëlzenin: Në duart e mashkullit të duhur (FOTO)

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha tërheqin gjithmonë vëmendjen e publikut. Kohët e fundit çifti i njohur është përfolur se së shpejti do të shkojnë në altar dhe të gjithë jemi kurioz për detajet e ceremonisë, megjithëse ata tregohen shumë të rezervuar përsa i përket jetës së tyre private.

Armina ditën e djeshme ka publikuar një foto në “Instagram” të cilën e ka shoqëruar me një thëne të veçantë, e cila ishte një dedikim për Shkëlzenin, por edhe për çdo femër që ndjen se ka gjetur mashkullin perfekt.

"Në duart e mashkullit të duhur, një grua është 100 gra të ndryshme. E kufizuar vetëm nga imagjinata dhe aftësia e tij për ta bërë të ndihet e sigurt dhe për ta drejtuar. Përmendni shokun/shoqen tuaj që ka gjetur mashkullin e duhur”, ka shkruar blogerja e njohur krahas fotos së saj.

https://www.instagram.com/p/Bgopv1sBBGf/?taken-by=armina_mevlani

Ndërsa fansat si gjithmonë nuk kanë harruar ta komplimentojnë për pamjen e saj perfekte.