TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë ditës së sotme, një shtetas maroken, Redouane Lakdim, i vetëshpallur si aleat i ISIS, mori peng një supermarket në Trebes, në jug të Francës. Raportohet se tre persona kanë vdekur brenda në supermarket. Mesa duket Franca nuk po gjen paqe. Ky shtet është goditur nga xhihadistët, që prej vitit 2015, me 6 sulme të rënda, ku kanë humbur jetën qindra qytetarë.
Më poshtë po rendisim sulmet më të rënda terroriste në Francë, gjatë tre viteve të fundit:
1 Tetor 2017 : Dy gra u therën në stacionin e trenit të Marsejës, sulmi u mor përsipër nga ISIS.
26 Korrik 2016: Dy agresor i prenë fytin një prifti në kishën e Saint Etienne. Të dy u vranë nga policia.
14 Korrik 2016: Një kamion u fut mes turmës në Nice, gjatë një festivali, duke vrarë 86 persona. ISIS mori përsipër sulmin.
13 Qershor 2016: Një polic dhe e dashura e tij, theren nga një xhihadist në shtëpinë e tyre, në Paris. Agresori deklaron aleancën me ISIS.
13 Nëntor 2015: Xhihadistët e ISIS, armatosen me bomba dhe armë dhe sulmojë Parisin, duke targetuar stadiumin kombëtar, kafenetë dhe sallën e koncerteve Bataclan. Si pasojë e sulmit të koordinuar, humbën jetën 130 persona dhe u plagosën 350 të tjerë.
7-9 Janar 2015: Dy agresor islamikë, mësyjnë në zyrat e revistës satirike "Charlie Hebdo", duke vrarë 17 persona. Një tjetër xhihadist, vret një police, një ditë më pas dhe merr pengje në një supermarket Hebre në Paris. Katër pengje vriten dhe policia ndërhyn, duke vrarë agresorin.
Burimi: BBC
/ TPZ.AL/