AKTUALITET, 23 Mars 2018, 14:10

Drejtonte trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali e Zvicër, emri

Drejtonte trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali e Zvicër,

Policia italiane ka zbardhur sot disa nga detajet e operacionit "Shqiponja e Zezë" i cili çoi në shkatërrimin e një bande narkotrafikantësh shqiptarë që vepronin në rajonin e Lombardisë. Operacioni koduar "Shqiponja e zezë" ka nisur hetimet në vitin 2013 e deri në ekzekutmin e urdhëra arrestimeve janë verifikuar 57 episode të trafikut të drogës të tipit heroinë e marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë e Zvicrës.

Në krye të kësaj bande qëndronte shqiptari Ekil Nderjaku 34 vjeç i cili merrej me furnizimin e drogës nga Shqipëria dhe transportimin e saj në Itali e Zvicër. Droga transportohej me automjete të modifikuara enkas.  Baza e trafikantëve shqiptarë ishte një apartament në qytetin e Komos ku banonin dy anëtarët e tjerë të bandës cifti Adelina Tafa e Shkëlqim Tafa.

Adelina Tafa merrej me përgatitjen e dozave të drogës, prerjen, përzierjen e konfeksionimin e saj, ndërsa bashkëshorti Shkëlqim Tafa merrej me ruajtjen e sasisë së drogës.

Mes 17 shqiptarëve të arrestuar shumica janë korrierë të cilët paguheshin 100 euro për transportin e çdo kg droge.

Nga viti 2013 e deri më sot janë kësaj bande trafikantësh policia italiane i ka sekuestruar 440 kg marijuanë, 10 kg heroinë e 220 kg lëndë përzierëse për përgatitjen e dozave të drogës.

Hetimi per kete grup është udhëhequr nga prokurori i republikës Como, Nicola Piacente, dhe zëvendës prokurori Antonio Nalesso, kanë zbuluardërgesat e drogës disa në Itali dhe Zvicër, dhe janë arrestuar në flagrancë 17 persona dhe është konfiskuar rreth 440 kg marihuanë, e rreth 10 kg heroinës dhe rreth 200 kg substancës e për perzirjen e heroinës

Gjatë hetimit, të kryer nga Policia Financiare e Milanos, u konstatua se të dyshuarit, të gjithë shqiptarët kanë importuar drogë nga Shqipëria për rishitje, tjetërsim në Itali dhe Zvicër, duke përdorur procedurat e fshehta të komunikimit dhe lidhjeve për të fshehur trafikun.