TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Gjykatën e Shkodrës sot do të zhvillohet seanca për njohjen me masën e sigurisë për tre të arrestuarit si bashkëpunëtorë në vrasjen e Nard Polisë.
Seanca, e cila kryesohet nga gjyqtari Andri Ymeri do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Gilbert Toma, 26 vjeç, Kleandro Toma, 29 vjeç dhe Alfred Martini, 20 vjeç, që të tre banues në Shkodër u arrestuan të hënën (25 mars) nga policia lokale. Ndërsa u shpall në kërkim autori i dyshuar i vrasjes, i identifikuar nga policia vetëm me inicialet K. S., 27-vjeç.
Si u zbuluan?
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se këta persona kanë ndjekur gjatë gjithë ditës me mjetin tip “Audi” viktimën Nard Polia.
Sipas policisë, pas verifikimit të kamerave të sigurisë, e njëjta makinë është parë duke kaluar tek Ura e Mesit, në vendin ku autori i dyshuar dogji motorin tip “T Max”, me të cilin dyshohet se ka kryer vrasjen.
Pikërisht ishte kjo makinë që çoi policinë në ndalimin e tre shtetasve.
Mjeti tip Audi rezulton në pronësi të shtetasit Alfred Martini, një prej të ndaluarve.
Ky i fundit ka pranuar se është makina e tij por ka deklaruar në polici se këtë mjet ia ka dhënë që në mëngjesin e 20 marsit autorit të dyshuar të vrasjes K.S.
Më pas Martini deklaroi se 27-vjeçari ia ka kthyer mjetin në orët e pasdites.
20-vjeçari, së bashku me dy të ndaluarit e tjerë, Gilbert Toma dhe Kleandro Toma, kanë deklaruar se nuk kanë qenë fare në makinë.
Nga ana tjetër policia dyshon K.S., është ekzekutori me pagesë.
Pista e vrasjes
Nuk dihen ende motivet që çuan në vrasjen e 32 vjeçarit.
Pista e vetme ekzekutimit të Nard Polisë deri më tani mbetet e kaluara e tij. Para 8-9 vitesh ai është dënuar me 4 vite burg në Itali për prostitucion, trafik kokaine dhe vjedhje me thyerje të dy banesave.
Policia e Shkodrës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje.