AKTUALITET, 27 Mars 2019, 10:31

3 deputetë të tjerë marrin sot mandatin në KQZ, ‘opozita e re’ bëhet me 20 përfaqësues/ EMRAT

3 deputetë të tjerë marrin sot mandatin në KQZ,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka parashikuar që në mbledhjen e sotme, t’u japë mandatin e deputetit dhe tre përfaqësuesve të tjerë nga listat e PD-së dhe të LSI-së, ndërsa betimi i tyre do të bëhet në seancën e nesërme në Kuvend.

Ata që do të marrin mandatin janë Adriatik Alimadhi, që është kreu i Ballit Kombëtar, dhe njëherësh aleat i Bashës, Arben Elezi që do të marrë mandatin e Edmond Spahos në qarkun e Elbasanit, dhe Ambra Borova e LSI-së, që do të marrë vendin e lënë në Kuvend nga Agron Çela në Shkodër.

Me tre prurjet e reja në Kuvend, numri i deputetëve që do të ulen në sallë janë 99. Nga opozita e re, vendet më të shumta i ka zënë LSI me 11 deputetë, si dhe Lefter Koka, ndërsa nga PD janë 6 deputetë të rinj, dhe dy përfaqësuesit që nuk lanë mandatin Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi.

Lista e opozitës së re në Kuvend:

Partia Demokratike:

Myslim Murrizi

Rudina Hajdari

Ligoraq Karamelo

Alban Zeneli

Majlinda Halilaj

Lefter Maliqi

Lëvizja Socialiste për Integrim

Lefter Koka

Enda Koçiraj

Nimet Musai

Ralf Gjoni

Ylli Shehi

Aurora Mara

Erdiola Braha

Edlira Hyseni

Enver Roshi

Edmond Rrushi

Elda Hoti

MARRIN SOT MANDATIN

PD

Adriatik Alimadhi

Arben Elezi

LSI

Ambra Borova.