TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zbulohen autorët e vrasjes së dyfishtë. Ata janë Vinçens Pali (Vushi) dhe Markel Gjonvushi.
Skena e vrasjes së dy të rinjve, Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç, kushërinj mes tyre, ka qenë e ngjashme me ato të filmave.
Gjithçka ka nisur nga një debat në lokal, ndërsa pas tensionimit të situatës, Mikel dhe Jani Jushi janë ndjekur nga pas nga autorët.
Dy kushërinjtë janë përpjekur që të fshihen në një rrugicë, por autori i ka arritur dhe i ka qëlluar disa herë. Gjatë natës janë shoqëruar mbi 10 persona e janë marrë në pyetje.
Ngjarja
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në një prej lokaleve të njohur si “Piaza”. Viktimat janë Mikel Jushi, 35 vjeç, dhe Jani Jushi, 30 vjeç.
Dy të rinjtë, djem xhaxhallarësh, janë qëlluar nga Vinçens Pali (Vushi) dhe Markel Gjonvushi.
Mikel Jushi mësohet se është pronar i një lokali, ndërsa 30- vjeçari tjetër që mbeti viktimë është djali i xhaxhait të tij. Të dy këta persona, pak pas ngjarjes u dërguan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tyre paraqitej e rëndë.
Por, ende pa mbërritur në spital për ndihmë mjekësore, ata kanë ndërruar jetë për shkak të plumbave që morën në atentat.