AKTUALITET, 28 Prill 2019, 21:12

Përplasje me armë zjarri në Laç, vritet 35-vjeçari, plagoset kushëriri i tij (EMRAT)

Përplasje me armë zjarri në Laç, vritet 35-vjeçari,


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç, ku disa persona janë përplasur me armë zjarri në qendër të qytetit.

Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit, ka humbur jetën një person, i identifikuar si Teli Jushi, 35-vjeç, ndërsa është plagosur kushëriri i tij, identifikuar si Gent Jushi.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, ndërsa nuk bëhen ende të ditura detaje të tjera për ngjarjen.