TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç, ku disa persona janë përplasur me armë zjarri në qendër të qytetit.
Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit, ka mbetur të plagosur dy persona, Mikel Jushi 35-vjeç dhe Jani Jushi, 30-vjeç, të cilët humbën jetën në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë,ndërsa janë ngritur edhe pika të shumta kontrolli në Laç, por nuk ka ende asnjë të shoqëruar për ngjarjen.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri.
Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në gjendje te rëndë per jetën në Tiranë për ndihme mjekësore.
Në vendngjarje mberriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.
Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i përsonave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera detaje qe lidhen me ngjarjen.