AKTUALITET, 28 Prill 2019, 22:47

Reali me "pushime", humbet derbin ndaj Rajos

Reali me "pushime", humbet derbin ndaj Rajos


Real Madrid ka pësuar një humbje në transfertën ndaj “fqinjëve” të Rajo Vajekanos. Skuadra modeste nga periferia e Madridit ka marrë një tre pikësht të artë që i mban gjallë shpresat për të mbijetuar në Primera Divizion, megjithëse ende iu duhet një mrekulli.

Goli i vetëm i takimit ishte ai i spanjollit Embarba me penallti gjatë pjesës së parë. Kjo ishte hera e parë në 23 vite që Rajo regjistronte një fitore ndaj “Los Blancos”.

Është e qartë se për t’u rikthyer në nivelet e mëparshme duhen me qindra miliona euro në merkato dhe një punë e pamasë nga ana e Zidan dhe stafit.