TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në zgjedhjet e fundit Ukraina zgjodhi si president, komedianin Volodymyr Zelenskiy. Ky i fundit po reagon shumë mirë ndaj presioneve ruse pasi i ka dalë haptazi kundër Putinit.
Vladimir Putin pak kohë më parë deklaroi se ishte i gatshëm ti ofronte çdo ukrainasi që dëshironte pasaportën ruse por presidenti i Ukrainës jo vetëm që ka refuzuar këtë ‘ofertë’ por ka hedhur një sfidë ndaj Putinit duke thënë se çdo rus që dëshiron mund të pajiset me pasaportë ukrainase.
“Ne e dimë shumë mirë çfarë na jep pasaporta ruse, të drejtën për t’u arrestuar për një protestë paqësore dhe të drejtën që të mos kesh zgjedhje të lira dhe konkurruese.
Ne ukrainasit e kemi lirinë e fjalës, lirinë e mediave dhe internet në vendin tonë”, është shprehur Volodymyr Zelenskiv.