AKTUALITET, 28 Prill 2019, 23:34

Shuhet senatori Richard Lugar, miku i madh i Kosovës që mbështeti bombardimet ndaj Serbisë

Shuhet senatori Richard Lugar, miku i madh i Kosovës që mbështeti

Richard Lugar është shuar në moshën 87 vjeç mëngjesin e ditës së sotme, njoftoi Qendra Lugar në Uashington.

Lugar ishte i martuar me Char dhe katër djem të cilët i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kohës që senatori ndodhej në spital pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai vazhdoi të drejtojë Qendrën Lugar, puna e së cilës përqendrohet pjesërisht në mospërhapjen e armëve.

Senatori Riçard Lugar është një figurë e me vlera në historinë e Hoosier dhe një nga burrështetasit më të mëdhenj që kanë shërbyer ndonjëherë në senatin amerikan. Si senatori më i gjatë që shërbeu, ai punoi pa u lodhur me krerët anembanë globit për të përmirësuar shtetin dhe vendin që ai donte.

Richard Lugar njihet si mbështetës i çështjes së Kosovës dhe si përkrahës i bombardimeve të NATO-së kundër Serbisë.

Ai njihej si një senator autoritativ në politikën e jashtme amerikane.

Lugar në kohën kur ishte edhe kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme të Senatit amerikan, ishte një zë i fuqishëm kundër aparteidit në Afrikën e Jugut dhe armëve nukleare.