AKTUALITET, 28 Prill 2019, 21:30

Skënderbeu thyen Flamurtarin, mbipopullohet “zona Euro”

Skënderbeu thyen Flamurtarin, mbipopullohet “zona Euro”


Shtatë javë me rezultat pozitiv, por Flamurtari bie më në fund në Korçë me një humbje 2-0 ndaj Skënderbeut, duke i dhënë fund një rrugëtimi shumë pozitiv që i riktheu kuqezinjtë në garë për një vend në Europë.

Falë këtij trepikëshi, Skënderbeu dhe disa ekipe shpresojnë për një vend në Europë.

Bileta e tretë e Europës nga Superliga është bërë një rebus i madhe pasi nga Flamurtari i vendit të tretë dhe derri tek Laçi i vendit të 6-të diferenca është vetëm 3 pikë. Skënderbeu e kthen në festë mbrëmjen e Pashkëve me një fitore të pastër 2-0, një gol për çdo pjesë, dhe çfarë golash.

Blerim Krasniqi kaloi vendasit të avantazh në minutën e 27-të me një supergol ndërsa Gjergj Muzaka ekzekutoi saktë një 11-metërsh në minutën e 85-të.