TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Refuzim antikushtetues, por edhe te turpshem e ka quajtur kryeministri Rama vendimin e marre vetem pak me pare nga presidenti i vendit, Ilir Meta per mosdekretimin e Gent Cakajt, si minister i Jashtem i Shqiperise.
Me nje reagim ne rrjetin social Twitter, vetem pak, pasi Meta beri publike letren per te me gjithe argumentimin se pse nuk e vuri firmen ne dekretin per Gent Cakaj, Rama shkruan se “Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin”.
Reagimi i Ramës
Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm.
Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin
Ndjesë Kosovës për këtë turp