AKTUALITET, 21 Shtator 2018, 11:19

Përplasje në Prokurori, prokurorët hyjnë me forcë në zyrën e Donika Prelës

Përplasje në Prokurori, prokurorët hyjnë me forcë

Ditën e djeshme ka patur konfrontim dhe debate të ashpra, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas vendimit për hetim disiplinor dhe transferim për dhjetë prokurorë.

Raportohet se prokurorët kanë hyrë me forcë në zyrën e Donika Prelës, për të kërkuar shpjegime.  Kjo e fundit kishte refuzuar t'i priste. Në ambjentet e Prokurorisë është thirrur policia, por ngjarja nuk është raportuar në media.

Pas policisë, në ambjentet e Prokurorisë ka vajtur edhe Drejtori i Policisë, Ardi Veliu. Dy grupe të gatshme të policisë, kanë qëndruar në Prokurori.