TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan të gazetarit Blendi Fevziu, e ka quajtur si palaçollëk propozimin e PD-së për vetingun e politikanëve.
Rama përballë një paneli gazetarësh ka thënë se nuk mund të hiqen politikanët nga jeta parlamentare vetëm se iu gjet një fotografi me një person të inkriminuar. Por ai e ka quajtur këtë si një tentativë të opozitës për të bllokuar drejtësinë.
Kryeministri foli dhe për çështjen e Teatrit, teksa tha se ajo godinë do të shembët sepse është një karakatinë pa vlerë.
“Nuk ka asgjë brenda që të vlejë. Nuk ka asnjë dërrasë që mund të ketë vlerë. Asnjë dritare që mund të ketë vlerë. Është një gjë e marrë fund. Kjo është arsyeja pse ajo godinë do shembet”, ka thënë ai.
TPZ.AL