TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka arritur të shkatërroi një bandë grabitësish shqiptarë.
Grupi përbëhej nga katër persona, Klodian Illi, Klevjan Musaku, Kreshniku Ku si dhe Xhoni Cani është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Të rinjtë ishin kthyer në tmerr në Bolonja, pasi kishin kryer disa vjedhje.
4 shqiptarët akuzohen se nga nëntori i 2017-ës deri në shkurt të 2018 për 24 vjedhje. Ata vepronin kryesisht në zonën e Bolonjës, ndërsa dëmet e shkaktuara janë nga 3 mijë në 20 mijë euro për çdo rast.
Ata nuk vepronin gjithmonë bashkë gjatë vjedhjeve, por të ndarë në 2-3 persona. Ndërkohë që hetimet filluan në nëntor të vitit të kaluar. Tashmë ata do të përballen me drejtësinë italiane ku akuzohen për grabitje. TPZ.AL