TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reforma në ndihmën ekonomike ka nxjerrë nga skema më shumë se 29 mijë familje në të gjithë vendin, sipas të dhënave të fundit të INSTAT. Në gjashtëmujorin e parë të vitit përfituan ndihmë ekonomik rreth 52 mijë e 700 familje, nga rreth 81 mijë e 900 mijë familje që ishin në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017.
Nga të dhënat shihet se mbi 35 për qind e familjeve që më parë trajtoheshin me ndihmë, tani nuk e marrin më. Mirëpo teksa numri i familjeve është shkurtuar me ritme të larta, masa e ndihmës për familje ka shwnuar njw rritje tw lehtw. Në gjashtëmujorin e parë të 2018 paga mujore ishte rreth 5,100 lekë, nga rreth 4,200 lekë që ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.
Edhe pse numri i familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike po shkon drejt përgjysmimit, pagesa për ndihmën ekonomike është 35 për qind më e ulët se kufiri ndërkombëtar i minimumit jetik dhe 68 për qind më i ulët se vlerësimet kombëtare. Në shkurt të këtij viti, aplikimi i sistemit të ri të Ndihmës Ekonomike nxori nga skema disa mijëra familje duke ulur me më shumë se 1 të tretën numrin e familjeve që përfitonin.
Në atë kohë shumë prej familjeve shprehën ankesën se ishin përjashtuar me pa të drejtë dhe se kriteret e përdorura nuk ishin tregues realë të situatës. Kjo bëri që bashkitë të mbyteshin me ankimime, të cilat i transferoheshin më pas Ministrisë së Mbrojtjes Sociale e cila është edhe përgjegjësja për projektin. Por nga ajo kohë duket se edhe vetë institucionet kanë konstatuar se numri i familjeve të varfra është më i madh sesa ajo që sistemi ka “mbajtur” falë plotësimit të kritereve.
Një rishikim i fundit i projektit “Modernizimi i Asistencës Sociale” nga ekipi i Bankës Botërore dhe publikuar këto ditë tregon se në fakt banka është në negociata me qeverinë për të parë mundësinë e shtimit të numrit të familjeve të varfra në skemë./Monitor/