AKTUALITET, 21 Shtator 2018, 10:41

Ligji anti-mafia, Basha: Do konfiskohen asetet kriminale, do të hetohen të gjitha koncensionet

Ligji anti-mafia, Basha: Do konfiskohen asetet kriminale, do të hetohen

Gjatë konferencës ballkanike “30 vjet pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE?”, kreu i PD-së Lulëzim Basha ka deklaruar se realizimi i vettingut në politike është zgjidhja e vetme që garanton ndarjen e krimit nga politika.

Kryedemokrati tha se është i bindur se PD do të bëj gjithçka që ta realizoje këtë nismë. Ndërkohe që paralajmëroi se shumë shpejt PD do të prezantojë amendimin e ligjit anti-mafia me anë të cilit do të konfiskohen asetet kriminale dhe do të hetohen të gjitha koncensionet.

Vetingu politik është zgjedhja që kemi propozuar dhe jemi të gatshëm ta realizojmë atë.

Ndërkohë do të prezantojmë projektligjin anti-mafia me anë të cilit do të verifikohen të gjitha koncesionet dhe do të konfiskohen asetet kriminale”, u shpreh Basha. TPZ.AL