AKTUALITET, 21 Shtator 2018, 10:00

Refuzimi i çështjes “Shullazi”, përcaktohen prokurorët që do të përfaqësojë këtë grup

Refuzimi i çështjes “Shullazi”, përcaktohen

Në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë përcaktohet grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

Emrat e prokurorëve do të bëhen publikë në seancën gjyqësore të radhës.

Kujtojmë se një ditë më parë, Kryeprokurorja Arta Marku urdhëroi një hetim disiplinor për të gjithë prokurorët që refuzuan shortin për çështjen “Shullazi” dhe grupin e tij, ndërsa menjëherë më pas ajo caktoi edhe shpërndarjen e përkohshme të disa prokurorëve nga Krimet e Rëndë, në rrethe, përkatësisht Olsian Çela, nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorinë e Beratit, ndërsa Sonila Muhametaj në Pukë, sakaq Besim Hajdarmataj në Prokurorinë e Pogradecit.