AKTUALITET, 21 Shtator 2018, 09:48

Sherr për pronat, 38-vjeçari plagos me thikë babë e bir/ EMRI

Sherr për pronat, 38-vjeçari plagos me thikë babë e bir/

Policia e Bulqizës ka arrestuar 38 vjeçarin Vullnet Muça banues në fshatin Ostren i Madh, Bulqizë, pasi ka plagosur me thikë një 52 vjeçar si dhe djalin e tij 16 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21.40 pas një konflikti për motive pronësie ka plagosur me armë të ftohtë thikë shtetasit Sh. M. 52 vjeç ,lindur e banues në fshatin Ostren i Mmadh, Bulqizë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup, i cili është dërguar me ambulancë në Spitalin Ushtarak Tiranë për shërbim më të specializuar, ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërsa shtetasi 16 vjeçari me iniciale A.M ka marrë plagë të lehta, momentalisht është nën kujdesin e mjekëve, nuk paraqet rrezik për jetën. TPZ.AL