TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shkodrës ka arrestuar Mirjan Bletaj juristin e Hipotekës në këtë qytet pasi akuzohet për korrupsion pasiv.
Në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë të dyshuar të përfshirë në korrupsion, bëhet fjalë për Sokol Tirana, Joan Zefi dhe Ndoc Tara.
Njoftimi i prokurorisë Shkodër:
Janë ndaluar Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal dhe Sokol Tirana, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2.
Arrestohet në flagrancë të dyshuarit Joan Zefi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2 dhe Ndoc Tara, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.1.
“Këta shtetas janë arrestuar pasi më datë 20.03.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal”.
TPZ.AL