TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Naftëtarët e Patosit dhe Marinzës janë ngritur në protestë ditën e sotme para prefekturës për të përfituar statusin e naftëtarit.
Rreth 100 ish-naftëtarë deklaruan se qeveria i ka harruar duke vonuar dhënien e statusit të naftëtarit. Qeveria “Rama” para një viti e gjysmë miratoi ligjin për statusin e naftëtarit por kjo ka ngelur ende në letër, ata kërkojnë zbatimin e tij.
Deklarata e ish-naftëtarëve:
Jemi në mëshirë të fatit pasi nuk jemi në punë por as nuk na marrin në punë dhe as pension nuk marrin. Jemi të zhgënjyer nga premtimet e qeverisë pasi vendimi për statusin ende nuk është zbatuar.
Apel qeverisë për të shpejtuar zbatimin e statusit pasi vitet po ikin po kështu dhe mosha jonë. Kur do na i jap qeveria statusin, kur të vdesim?
Shumë shokë të tanët kanë ikur nga kjo botë për shkak të moshës ndaj i lutemi qeverisë të bëjë të mundur dhënien e statusit që dhe ne të gëzojmë përfitimet e këtij ligji. TPZ.AL