TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person i armatosur, i cili deklaroi aleancën me ISIS, ka marrë peng ditën e sotme, një supermarket, në Trebes, në jug të Francës. Raportohet se tre persona janë vrarë. Mediat lokale bëjnë të ditur, se njëri nga të vrarët është shitësi i mishit në supermarket.
Terroristi që mori peng supermarketin gjithashtu ka mbetur i vdekur. Forcat speciale kanë hyrë në supermarket dhe kanë qëlluar drejt agresorit.
Raportohet se agresori është një shtetas maroken i quajtuar Redouane Lakdim, 26 vjeç, i njohur nga shërbimet e inteligjencës në Francë. Në momentin që është futur në supermarket, agresori ka thirrur “Allah Akbar”.
Një prokuror, ka konfirmuar se agresori identifikohet si pjesëtar i ISIS. Mësohet se autoritetet po e trajtojnë ngjarjen si një sulm terrorist.
Euronews, raporton se pak para se të vritej, agresosi mbeti vetëm në supermarket me një polic, ndërsa pengjet ishin larguar. Agresori ka kërkuar lirimin e terroristit Abdelsalam, i cili kreu sulmin në Paris në vitin 2015, ku u vranë 130 persona.
Më herë, mediat franceze raportuan se ky person ka hapur zjarr edhe drejt disa policëve. Njëri prej policëve është plagosur, por nuk është në gjendje kritike.
Një dëshmitar i quajtur Karim, i tha France Info Radio: "Dëgjova të shtëna rreth orës 11:10. Në atë moment pashë disa xhandarë (policë ushtarak), por tani janë rreth 200-300. E gjithë zona është e rrethuar dhe ne do të na lëvizë xhandarmëria."
Një tjetër dëshmitar që punon në një garazh pranë supermarketit u shpreh se: " Ka xhandarë përpara supermarketit. Ne jemi të mbyllur në garazh, rreth 50 persona. Jemi duke pritur".
Kryeministri francez, Édouard Philipp, ka thënë se situata është "serioze".
Franca është goditur disa herë nga sulme të xhihadistëve, që prej vitit 2015. Vendi u vendos në gjendje emergjence pas sulmeve në Paris, në nëntor të vitit 2015, ku u vranë 130 persona.
Foto: Reuters
Foto e supermarketit: Google Maps
Më poshtë po rendisim sulmet më të rënda terroriste në Francë, gjatë tre viteve të fundit:
1 Tetor 2017 : Dy gra u therën në stacionin e trenit të Marsejës, sulmi u mor përsipër nga ISIS.
26 Korrik 2016: Dy agresor i prenë fytin një prifti në kishën e Saint Etienne. Të dy u vranë nga policia.
14 Korrik 2016: Një kamion u fut mes turmës në Nice, gjatë një festivali, duke vrarë 86 persona. ISIS mori përsipër sulmin.
13 Qershor 2016: Një polic dhe e dashura e tij, theren nga një xhihadist në shtëpinë e tyre, në Paris. Agresori deklaron aleancën me ISIS.
13 Nëntor 2015: Xhihadistët e ISIS, armatosen me bomba dhe armë dhe sulmojë Parisin, duke targetuar stadiumin kombëtar, kafenetë dhe sallën e koncerteve Bataclan. Si pasojë e sulmit të koordinuar, humbën jetën 130 persona dhe u plagosën 350 të tjerë.
7-9 Janar 2015: Dy agresor islamikë, mësyjnë në zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo”, duke vrarë 17 persona. Një tjetër xhihadist, vret një police, një ditë më pas dhe merr pengje në një supermarket Hebre në Paris. Katër pengje vriten dhe policia ndërhyn, duke vrarë agresorin.
/TPZ.AL/