AKTUALITET, 23 Mars 2018, 11:23

Gjykata Kushtetuese në kolaps, nuk merr dot asnjë vendim

Gjykata Kushtetuese në kolaps, nuk merr dot asnjë vendim

Gjykata Kushtetuese mund të thuhet se aktualisht është në ngërc të plotë. Pas shkarkimit të gjyqtarit Fatos Lulo nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit dhe pas largimit të besnik Ymerajt nga kjo gjykatë me vullentin e tij të plotë, aktualisht trupa gjyqësre ka mbetur vetëm më katër anëtarë.

Kjo trupë gjykuese nuk mund të marrë asnjë vendim, nuk mund të bëjë asnjë mbledhje dhe në këto kushte, Gjykata Kushtetuese, ndodhet  në kolaps të plotë.

Procedurën e zgjedhjes së dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e ka hapur Presidenti i Republikës.

Por përpara se të emërohen, kandidatët që mund të zgjidhen nga presidenti, ata duhet të kalojnë Vettingun./TPZ.AL