AKTUALITET, 23 Mars 2018, 11:01

EMRAT/ Goditet banda shqiptare e kokainës, u futën në kurth nga përgjimi

EMRAT/ Goditet banda shqiptare e kokainës, u futën në kurth nga

Tre shqiptare janë vënë në akuzë si pjesë e bandës së trafikut të kokainës në Vittoria të Italisë.

Mediat italiane, referuar policisë kanë bërë me dije emrat e tre shqitarëve dhe kanë publikuar edhe foto të tyre.

Ata janë janë: Ismet Totraku, lindur në 1985; Dashnor Tosku lindur në 1988 dhe Elis Rustami lindur në 1990.

Sipas policisë fqinje për dy prej tyre është duke u hetuar jashtë Italisë. Ata u zvuluan falë përgjimeve, në të cilat shpreheshin entuziastë se me ardhjen e sezonit turistik vendi do të mbushej plot dhe blerja e mallit do të shënonte një bom të vërtetë.

“Për një muaj zona do të mbushet me njerëz, kështu që do të ketë një bum dhe puna do të funksionojë mirë”-thuhet në një nga përgjimet.

Ndërkohë që policia ishte sinjalizuar vitin e shkuar nga banorë vendas se në një fshat bregdetar, Casuzze, kishte qarkullim të dyshimtë shqiptarësh, të cilit thuhej se merreshin me seram por lëviznin me makina të dyshimta.