TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një laborator droge është zbuluar nga policia në një qytet në veri-lindje të vendit, më saktë në një fshat të Hasit. Operacioni i policisë ka goditur një grup narko-trafikantësh që vepronin në Shqipëri dhe në Gjermani.
Në laborator është zbuluar një sasi opiumi, që shërben si bazë për prodhimin e heroinës dhe rreth 150 kilogram heroinë.
Deri tani janë kryer 5 arrestime, por mbetet ende e pakonfirmuar sasia e drogës, mjetet dhe pajisjet e gjetura në laborator. Veprimet hetimore dhe ekzekutimet e arresteve po behen nga Pollicia e Shtetit dhe Prokuroria e Pergjithshme.
Informacionet paraprake janë ende të pakonfirmuara nga policia për shkak se operacioni është ende në vazhdim.
Ky është laboratori i dytë i sofistikuar i drogës që zbulohet nga policia pas atij të kokainës, zbuluar në mars të vitit 2016 në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Edhe në atë rast grupi që kontrollonte mbërritjen e kokainës nga Kolumbia, ekstraktin e saj dhe shitjen, kishte si destinacion Gjermaninë.
Në rastin e Xibrakës, në procesin e përpunimit të kokainës ishin sjellë nga Kolumbia dy specialistë që u arrestuan dhe u dënuan bashkë me bashkëpuntorët e tjerë shqiptarë./Lapsi.al/