AKTUALITET, 19 Tetor 2018, 11:37

Meta bashkon Berishën, Bashën dhe Ballën

Meta bashkon Berishën, Bashën dhe Ballën

Presidenti Ilir Meta ka organizuar ceremoni zyrtare për të vlerësuar ish-ministrin e Jashtëm Italian, Franco Frattini me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

E veçanta e kësaj ceremonie nuk ishte vetëm Frattini por edhe bashkimi i palëve politike në Shqipëri.

I pranishëm në sallë ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, apo dhe deputeti i PD-së Tritan Shehu. Pavarësisht se mes socialistëve dhe opozitës ka pasur përplasje në distancë për një sërë çështjesh që ‘ziejnë’ këto ditë, ata i kanë lënë mënjanë konfliktet politike.

Gjatë fjalës së tij presidenti Meta vlerësoi kontributin e Frattinit për mbështetjen e Italisë. Ndërkohë, vet ish-ministri italian teksa falënderoi për dekoratën presidentin Meta, theksoi se ai do të jetë avokati i Shqipërisë për progresin e saj në BE.

“U jam mirënjohës për dekorimin. Do jem avokati juaj per progresin. Nuk ka asnjë pengesë për progresin. Shqipëria rol kyç ne Ballkan. Duhet unitet politik. Anëtarësimi ne NATO shënoi një gur themeli. Shikoj një progres të madh të Shqipërisë. Shqipëria ka vetëm një rrugë, të jetë në BE. Gjej në Tiranë shume miq”, deklaroi Frattini. TPZ.AL