AKTUALITET, 19 Tetor 2018, 11:07

Aksident në Shkodër, vdes 65 vjeçari/ EMRI

Aksident në Shkodër, vdes 65 vjeçari/ EMRI

Ditën e sotme një aksident në Shkodër ka marrë jetën e 65 vjeçarit Njac Rroku.

Gjatë kohës që viktima udhëtonte me motoçikletë është përplasur nga një mjet, pavarësisht se është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër nuk ka mundur të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.

Ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të lehta. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Guri i Zi në Shkodër. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen. TPZ.AL