AKTUALITET, 19 Tetor 2018, 11:46

“Kërcënime nga burgu për bastet”, Manjani dy pyetje për Ramën

“Kërcënime nga burgu për bastet”, Manjani dy pyetje

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se ka marrë kërcënime nga burgu për të mos mbyllur pikat e basteve dhe kazinove, ka reaguar ish-ministri Ylli Manjani.

Ish-ministri i drejton dy pyetje siç thotë ai partisë-shtet që po e kërcënojnë, njëra prej tyre se ku i gjetën numrat e deputetëve të burgosurit.

Reagimi:

Dy pyetje për partinë shtet që na e kërcënokan nga burgu:

1. Këto të (para)burgosurit nga i marrin celularët që shkruajnë sms? Në burg nuk lejohen celularët.

2. Nga jua dinë numrat e telefonave deputetëve, të cilëve ju shkruajnë?! Me kaq konfidencë vetëm të njohurve mund t’i shkruash.

Apo edhe këto pyetje janë shpifjeeeeee. TPZ.AL