TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme parlamenti në Maqedoni pritet të votojë ndryshimet kushtetuese për emrin e ri ‘Maqedonia e Veriut.’ Emri i ri ka shkaktuar debate të forta midis palëve politike në kuvendin e Maqedonisë.
Kryeministri Zoran Zaev është shprehur optimist se do të marri votat e 80 deputetëve për të bërë ndryshimin e ri kushtetues, ndërsa VMRO-DPMNE deklaroi se nuk ka e voton ndryshimin.
Koalicioni i partive në pushtet duke llogaritur edhe votat e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA ka 72 deputetë, për ti hapur rrugë ndryshimit të Kushtetutës duhen 80 deputetë, 8 deputetë duhet të jenë nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së.
Nëse nuk votohet ndryshimi kushtetues atëherë Maqedonia do të shkojë në votime të reja. TPZ.AL