TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për infermierin e spitalit të këtij qyteti, pasi akuzohet se merrte ryshfet nga studentët në këmbim të notës kaluese ne provim.
31 vjeçari Alku Gjalli u arrestua katër ditë më parë , me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm kundrejt shumave nga 15.000 deri në 20.000 lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë, në lëndë të ndryshme.
Infermieri akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal. TPZ.AL