AKTUALITET, 19 Tetor 2018, 10:49

Vrasja në Fier, dëshmitarët: 16-vjeçari eci pak metra me thikën në zemër

Vrasja në Fier, dëshmitarët: 16-vjeçari eci pak metra me

Pas vrasjes së 16 vjeçarit Dionis Vrenozi në Fier, pas një sherri me shokun e tij të ngushtë janë publikuar detaje të reja. Dëshmitarët kanë treguar se është gjetur nga kalimtarët në zonën e “Zogut të Zi” pranë gjimnazit “Janaq Kilica”.

Vrenozi u dërgua në Spitalin Rajonal Fier, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë. Menjëherë pas sinjalizimit për sherrin, policia e Fierit ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Pas dëshmive të marra është bërë i mundur identifikimi i autorit të krimit. Bëhet fjalë për 17-vjeçarin, Florian Gega nga fshati Dërmënas, i cili është vetëdorëzuar në polici 3 orë pas vrasjes së 16-vjeçarit.

“Pas identifikimit dhe shpalljes në kërkim nga policia, dorëzohet në polici autori i dyshuar i plagosjes me thikë në ‘Zog të Zi’. Në datën 18.10.2018 rreth orës 16:30, pas një zënke për motive të dobëta mes dy të rinjve, shtetasi F.G., 17 vjeç ka qëlluar me thikë shtetasin D.V., 16 vjeç.

Si pasojë e plagëve të mara shtetasi D.V. ka ndërruar jetë. Pas ngritjes së grupit hetimor, policia identifikoi autorin e dyshuar dhe e shpalli në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimit kanë bërë arrestimin në flagrancë për veprën penale ‘Vrasje me dashje’”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

“Ndonëse me thikën në gjoks, 16-vjeçari ka bërë ca hapa dhe më pas ka rënë tokë”, treguan dëshmitarët. TPZ.AL