TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia turke ka nisur kërkimet për të gjetur trupin e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, i cili u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Autoritetet turke dyshojnë se trupi i Jamal Khashoggi mund të jetë fshehur në pyllin pranë konsullatës saudite.
Khashoggi hyri brenda konsullatës saudite në datën 2 tetor më pas nuk doli.
Policia turke pretendon se ka prova me zë dhe video se Khashoggi është vrarë, por ato nuk janë bërë publike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian kanë reaguar ashpër ndaj Arabisë Sudite ndërsa kjo e fundit ka deklaruar se nuk ka dijen për vrasjen e gazetarit Khashoggi. TPZ.AL