TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka ka sulmuar qeverinë “Rama” për çështjen e Saimir Tahirit.
Përmes një postimi në “Facebook” Paloka rikujton se kur dolën përgjimet e ‘Habiljave’ Tahiri nxitoi të thoshte se nuk bëhej fjalë për të, por për një kamionist. Të njëjtën gjë sipas Palokës bëri edhe Balla.
“Edhe Tao dje deklaroi se “Taulanti nga Librazhdi” qe permend Alizoti, deshmitari i rreme , ne video pergjimin e fshehte ,nuk ishte ai,” thotë deputeti i PD.
Paloka akuzon edhe Taulant Ballën për përfshirjen në çështjen e dëshmitarit Fredi Alizoti dhe Emiljano Nuhun.
Reagimi i Plokës:
Vini re sa ngjasojne edhe ne justifikimet mbrojtese pupilet e Rames.
Kur dolen pergjimet e para te Habilajve ku permendej “Sajmiri” , Tahiri nxitoi te thonte se behej fjale per nje Sajmir “kamionist” e jo per te. Vetem se cuditerisht ketij “kamionistit” i duheshin miliona euro per fushate elektorale.
Edhe Tao dje deklaroi se “Taulanti nga Librazhdi” qe permend Alizoti, deshmitari i rreme , ne video pergjimin e fshehte ,nuk ishte ai...
Po ky qe sajoi dy alibi te rreme per te vertetuar se nuk kishte qene ne komisariatin e F. Krujes po kishte qene ne te njejten kohe ne “takime publike” dhe “per peshk”.
I njejti qe deklaroi se Begon e njeh nga 2015 por ka udhetuar me te “rastesisht” qe nga 2013 me dhjetra here. TPZ.AL