AKTUALITET, 19 Tetor 2018, 12:35

2 punëtorët mbulohen nga çimentoja në Elbasan, një i vdekur

2 punëtorët mbulohen nga çimentoja në Elbasan, një i

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fabrikën e Çimentos në Elbasan, ku dy punëtorë janë zënë nga një masiv çimentoje, ndërsa dyshohet për një të vdekur.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se njëri prej personave ka mbetur i plagosur rëndë, ndërsa tjetri vijon të jetë i bllokuar nga tonelata me çimento (dyshohet se ka vdekur).

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i viktimës dhe i të plagosurit.