AKTUALITET, 27 Shkurt 2019, 14:10

Ky është urimi më romantik që Armina i ka bërë ndonjëherë për ditëlindje Shkëlzen Berishës!

Ky është urimi më romantik që Armina i ka bërë

Pavarësisht se kanë kaluar rreth 5 festa ditëlindjeje bashkë, ky është ndër urimet e rrallë publik kaq romantik nga Armina Mevlani.

Partneri i saj Shkëlzen Berisha feston sot 40-vjetorin e lindjes dhe në këtë përvjetor Armina i shprehu ndjenjat e saj në mënyrën më të veçantë.

Ndërsa postoi një foto nga dita e fejesës së çiftit, blogerja e modës bëri këtë dedikim:

“Gëzuar Ditëlindjen zemra ime Zeni Berisha! Qofshin të gjitha ditët e tua të qeshura siç ti je gjithmonë, qofshin të bardha siç ti e ke zemrën dhe siç ti sjellë dritë sa herë të kam afër. Të uroj me shpirt lumturi dhe qofshim në çdo ditëlindje bashkë përgjithmonë”.