AKTUALITET, 29 Dhjetor 2018, 20:13

U gjet brenda tunelit, identifikohet viktima në Bulqizë (Emri)

U gjet brenda tunelit, identifikohet viktima në Bulqizë (Emri)

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në një tunel në Bulqizë. Viktima është gjetur nga banorët në një tunel në fshatin Gjuras, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Artur Lleshi, 35 vjeç.

Ai është identifikuar përmes kartës së identitetit që kishte me vete.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vdekjes së 35-vjecarit, ndërsa policia ka nisur hetimet.