LIFESTYLE, 2 Nëntor 2017, 13:11

Avokati: Detyrim kombëtar, të përdhunohen femrat me xhinse të grisura

Rregullat dhe ligjet ndryshojnë nga një kulturë në tjetrën. Një avokat, i ftuar në një televizion egjiptian, u shpreh se femrat që veshin xhinse të grisura, duhen përdhunuar.

“Është një detyrim kombëtar që të përdhunohen femrat me xhinse të grisura,” tha Nabih al-Wahsh gjatë një programi televiziv.

Komentet e tij kanë shkaktuar shumë debat dhe zemërim në Egjipt.

Avokati konservator tha se kjo veshje është si një ftesë për ngacmim seksual. Avokati ka mbrojtur qëndrimet e tij, duke thënë se kjo vlen edhe për vajzën e tij, nëse vesh të tilla rroba.

Prej kohësh po diskutohet nëse duhen ndaluar rroba të tilla si xhinset e grisura në vende publike. Një studim i fundit tregon se 83 % e femrave në Egjipt janë ngacmuar seksualisht ose janë përdhunuara. 46 % e tyre thonë se përballen çdo ditë me të tilla ngacmime seksuale. tpz.al