LIFESTYLE, 2 Nëntor 2017, 09:54

Reagimi i Ariana-s për gjendjen e Sabri Fejzullahu; “Në çfarë vendi të tmerrshëm jetojmë”

Ditën e djeshme, një lajm shokues qarkulloi në mediat shqiptare, ku pretendohej se këngëtari i madh shqiptarë, Sabri Fejzullahu është ndarë nga jeta.

Në lidhje me këtë fakt, kanë reaguar menjëherë familjarët e artistit, të cilët kanë sqaruar se ai është shëndosh e mirë.

E para që ka reaguar, ka qenë bashkëshortja e Ermal Fejzullahu, Ariana, e cila nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, shprehet se është e turpshme kjo që disa portale, bëjnë vetëm për disa klikime më shumë.

Ajo gjithashtu, ka treguar se njerëz të shumtë, kanë dërguar mesazhe ngushëllimi, ndërkohë që Sabri Fejzullahu vijon të jetë gjallë.

“Nuk e kuptova se në çfarë vendi të tmerrshëm jetojmë. Ku gazetaret e portalet janë ata që përcaktojnë atë çfarë zoti se ka bërë akoma. Sot u mbusha me mesazhe të ndryshme, duke më thënë :ngushëllime për Sabriun. Gazetarë që për disa klikime shpifin gjëra që s’janë fare të vërteta. Desha vetëm t’ju tregoj se i madhi Sabri Fejzullahu është shumë mirë dhe vazhdon të mbajë vetën në formë siç ka bërë çdo herë. Më vjen shumë keq, që ne duhet të turpërohemi kaq shumë, nga njerëz që për përfitime personale, urojnë gjëra të tmerrshme për dikë tjetër. Me respekt A.Fejzullahu”. – ka shkruar Ariana në statusin e saj.