TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme, kryetarja e Gjykatës së Apelit Civil në Korçë, Entela Prifti po përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për pasurinë.
Trupa gjykuese përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleva Çitja. Sipas KPK deklarimi i pasurisë së saj nuk është i saktë.
Pas verifikimeve rezultoi se Prifti ka deklaruar shitjen e dy makinave të saja, por në fakt nuk pasqyrojnë realitetin, pasi janë shitur shumëfish më shtrenjtë se çmimi real.
Ndërsa shkelja e dytë sipas KPK është anëtarësimi dhe pjesëmarrja në shoqatën “Korçarja” që është në kundërshtim me ligjin. TPZ.AL