TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministrja e Finlandës do të punojë nga shtëpia duke nisur nga dita e sotme, si masë paraprake kundër ekspozimit të mundshëm ndaj Covid-19, tha zyra e saj.
Vendimi u mor pasi u tha se, Sanna Marin kishte një kontakt të ngushtë me dikë që kishte punuar në zyrën e saj javën e kaluar i cili kishte testuar pozitiv të mërkurën e 22 prillit.
“Mundësia e ekspozimit është jashtëzakonisht e ulët”, shkruajti zyra në një deklaratë, duke shtuar se Marin ishte pa simptoma dhe ndihej mirë.
Më vonë gjatë ditës së sotme, ajo pritej të merrte pjesë në samitin e Këshillit Evropian përmes video-konferencës.
Në Finlandë deri tani janë regjistruar rreth 4,300 raste me Covid-19 dhe 155 viktima.