AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 13:58

Manjani për Vlahutin: Rruga e mbarë i qoftë, një vilë më shumë për BE-në, Shqipëria rifiton dy ...

Manjani për Vlahutin: Rruga e mbarë i qoftë, një vilë

Pas konfirmimit zyrtar se ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin do të përfundojë mandatin e saj në gusht të 2018, duke mos ju pranuar shtyrja e qëndrimit siç kishte kërkuar, ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një postim në Twitter, me ironi ai duke i uron asaj rrugën e mbarë dhe shton se, ”Vapa ikën me Gushtin! BE-së do i lërë një vilë. Shqipërisë do ti çlirojë dy bodiguardë”.

‘Ikën në Gusht vitin që vjen”-thonë! Po mirë! I qoftë rruga e mbarë! Ne themi: Vapa ikën me Gushtin! BE-së do i lërë një vilë. Shqipërisë do ti çlirojë dy bodiguardë’, shkruan Manjani.

TPZ.AL