TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë seancës së sotme parlamentare, ka patur debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, lidhur me transaksione që Partia Demokratike ka kryer për të lobuar në SHBA. Sipas mazhorancës, PD-ja ka paguar paratë nëpërmjet kompanive offshore. Gjatë debatit është përmendur dhe një person me emrin Bilal, i cili u dënuar në SHBA sepse pagoi para në mënyrë që Edi Rama (kur ishte ende kryetar opozite), të futej në një event ku ndodhej edhe ish Presidenti Obama, për të siguruar një fotografi. Rama ka folur në parlament për herë të parë për këtë person.
"Lulzim, e kaloi Bilali atë që do kalosh edhe ti. Në fund të gjykimit, vazhdon jetën e tij. Nuk e di si do vazhdojë çështja, jam i bindur si këto drita që shikoj, ajo cështje do të hetohet aty ku nuk kalon dot deveja në brimën e gjilpërës", u shpreh Rama.
Kryeministri, për një kohë të gjatë nuk e ka përmendur personin me emrin Bilal, por tani që afera e Partisë Demokratike, mund të rezultojë më e rëndë se afera e tij me Bilalin në SHBA, duket se kryeministri nuk e ka problem të përmënd edhe Bilalin, i cili sakrifikoi shumë për foton e Ramës me Obamën.
/TPZ.AL/