TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ferdinant Rukaj, i akuzuari për vrasjen makabre të bashkëshortes së tij Liljana Rukaj, duke e hedhur nga dritarja e katit të katërt te pallatit do të vuajë 35 vite burg.
Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshem, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, Apeli ka vendosur sot të lërë në fuqi vendimin e hallkës së parë, pra dënimin me 35 vite burg, raporton Panorama.
Me gjykim të shkurtuar, Ruko dënohet me 35 vite burg, sipas vendimit të shkallës së parë.
Ferdinand Ruko ka pranuar përpara hetuesve se hodhi gruan Liljana Ruko nga dritarja pas një sherri që pati me të.“Dyshoja tek gruaja ime, u zumë dhe debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”, ka thënë para hetuesve 52-vjeçari.
Krimi tronditës ndodhi në dhjetor të vitit 2016, ku pas një debati me bashkëshorten e hodhi të shoqen 43 vjeçe, nga dritarja e banjës së katit të katërt në banesën e tyre në lagjen “Kryengritja” në Fier.