AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 13:06

Basha tregon eksperiencën me tatimorët në një lokal, çfarë i tha pronari

Basha tregon eksperiencën me tatimorët në një lokal,

Ndërsa mori fjalën pas kryeministrit Edi Rama dhe e akuzoi atë për shumë çështje, përfshi këtu dhe abuzimet me tatimorët, Lulzim Basha ka treguar dhe një eksperiencë personale.

“Në fundjavë bashkë me familjen isha në një lokal në periferi të Tiranës për të drekuar. Sapo ishin ulur, kur befas vijnë tatimorët. Terror në lokal. U shkonin qytetarëve në tavolinë dhe u kërkonin faturat tatimore. Ishte një veprim shumë i keq. Qytetarët u shqetësuan. Por pasi ikën ata dhe ne u  ngritëm për t’u larguar pronarja me afrohet dhe më thotë. “Në tre muajt e fundit kanë bërë terror. Na vendosin gjoba sepse sipas tyre duhet të lëshojmë fatura për çdo artikull në tavolinë dhe jo për të gjitha së bashku”, tha Basha. Më tej ai shtoi: dhe e di kush ishte me e bukura që më tha pronari “ imagjino sikur ky njeri të në kishte ardhur më parë në pushtet”.

TPZ.AL