AKTUALITET, 22 Nëntor 2018, 17:03

"Kryeministri qëllohet me këpucë nga populli", reagon Vasili: Hajdut dhe maskara

"Kryeministri qëllohet me këpucë nga populli", reagon

Pas ‘pritjes’ që protestuesit i bënë sot kryeministrit Edi Rama tek spitali i Traumës, ku njëri prej tyre e qëlloi dhe me këpucë, vjen një reagim nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ theksoi se edhe aty Rama arrestoi njerëz se i thanë ‘hajdut e maskara’.

Kryeministrit me kepuce kokes.

Kryeministri qellohet me kepuce nga populli, se ndyu spitalin me diarrene e deklaratave te tij,bile arrestoi edhe atje njerez sepse i thone “hajdut dhe maskara”.

Po pse i arreston? Se thone te verteten?”, shkruan Vasili në ‘Facebook’.