TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zv. ndihmës sekretari amerikan Methju Palmer do të vijë në Tiranë javën e ardhshme më 8 prill.
Vizita e Palmer vjen në një kohë kur situata politike në Shqipëri vazhdon të jetë e tensionuar. Si asnjëherë më parë opozita në mënyrë unanime dogji mandatet duke dalë në rrugë së bashku me qytetarët për të protestuar kundër qeverisë me argumentin se kjo qeveri ka ardhur në pushtet me vota të blera.
Protestat e opozitës kanë tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve të cilët kanë bërë thirrje për dialog.
Protestat e vazhdueshme paralel me seancat plenare shpesh herë janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë.