TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grumbullimi i protestuesve të opozitës përpara Kuvendit të Shqipërisë ka shënuar incidentin e parë të ditës së sotme, teksa dhjetëra prej tyre janë përplasur me forcat policore te Pedonalja. Nga vendngjarja raportohet se policia ka krijuar një kordon për të mos lejuar hyrjen e protestuesve në zonën përreth Parlamentit, ku pak më vonë do të mbahet edhe seanca plenare. Ndërkohë, në Kuvend pritet të betohen edhe 3 deputetë të rinj nga radhët e opozitës.
***Opozita proteston sot përpara Parlamentit, në kohën kur do të zhvillohet edhe seanca plenare. Bëhet me dije se Lulzim Basha do të mungojë për shkak të angazhimeve jashtë vendit. Ai është nisur ditën e djeshme për në Gjermani, ku në axhendë ka takime me përfaqësues të CDU-së për t’i njohur me situatën politike në Shqipëri.
Kjo e sotmja është protesta e tetë në numër. Dy të tilla janë zhvilluar përpara Kryeministrisë ndërsa pesë përpara Kuvendit. Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme që do t’i hapnin rrugën Shqipërisë drejt integrimit.