AKTUALITET, 3 Prill 2019, 10:27

LIVE/ Mijëra protestues rrethojnë Kuvendin: Rama ik!

Mijëra protestues kanë rrethuar Kuvendin, në duar mbajnë pankarta të shumta, ndërsa dëgjohet thirrja “Rama ik”.

Ndërsa Partia Demokratike shkruan në Facebook:

“Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit, i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar."

Kryetari i PD Lulzim Basha sot ndodhet në Berlin, për t'u takuar me krerët e CDU, ndaj protesta i është lënë në dorë Forumit Rinor të PD-së.