TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në qytetin e Durrësit janë djegur nga flakët dy automjete në lagjen 4, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Njëri nga mjetet është në pronësi të Bedri Dervishit, i cili dyshon se zjarrvënia është e qëllimshme.
Mësohet se mjeti tip ‘Benz’ është djegur plotësisht dhe nga flakët e tij ka marrë zjarr edhe një makinë tjetër që ndodhet në krahë të tij, e cila është djegur pjesërisht. Dyshohet se mjeti tjetër është djegur aksidentalisht pasi ndodhej në afërsi të mjetit tip “Benz”. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zjarret.
Konflikti me kreun e IMT-së Durrës
Bedri Dervishi dyshon se zjarri i është makinës së tij për shkak të një konflikti që ka me drejtorin e IMT-së në këtë qytet, Ardian Halilin. Dervishi ka në pronësi një agjensi në afërsi të daljes së portit të Durrësit, e cila rrezikon t’i shembet, dhe sipas tij kreu i IMT-së po zbaton standard të dyfishta.
Në nëntor të vitit të kaluar Bedir Dervishi bashkë me familjarët e tij, u akzua se kishte kërcënuar me jetë Ardian Halilin, pasi ky i fundit kishte dhënë urdhër për prishjen e objektit agjenci “Dervishi”, që ndodhet te Ura e Dajlanit.
Kryeinspektori bëri kallëzim penal ndaj 4 personave, mes tyre Bedir Dervishi për kanosje për shkak të detyrës dhe pretendoi se dhe pas kallëzimit penal personat kanë vijuar të lëvizin në zonën e tij të banimit si formë presioni ndaj tij. Bedri Dervishi u procedua penalisht.